Milan Kundera Nnu7C EeYyWk a;3d
Milan Kundera | |
Lindi me: | 1 prill 1929 |
Lindi në: | Çekosllovaki |
Kombësia: | Francez |
Profesioni: | Shkrimtar |
Zhanri: | Poet,Novelist, Romancier, Eseist |
Milan Kundera lindur më 1 prill të 1929 në Brno, Çeki është shkrimtari më i njohur i Çekisë dhe një nga shkrimtarët më të mirë të kohës. Me origjinë çeke, ai jeton që prej vitit 1975 në Francë dhe në vitin 1981 u bë një francez i naturalizuar. Ai e konsideron veten francez dhe këmbëngul që puna e tij të njihet e të studiohet si literaturë franceze.
Njihet si autor i shumë veprave, përmendim: Shakaja, Identiteti, Lehtësia e padurueshme e qenies. Librat e tij u ndaluan nga regjimi komunist në Çekosllovaki, deri në rënien e këtij regjimi nga revolucioni Velvet në vitin 1989.
Jeta[redakto | përpunoni burim]
Kundera jeton në Francë prej vitit 1975 dhe ka fituar nënshtetësinë Franceze më 1981. Lindi në një familje të klasës së mesme shumë të kulturuar. Babai i tij, muzikologu dhe pjanisti Ludvík Kundera (1891-1971), ishte nxënës i kompozitorit të famshëm Leoš Janáček. Babai i mësoi Kunderës të luante në piano që në moshë të re. Me vonë Kundera studioi muzikë për njëfarë periudhe. Influenca e muzikës, ashtu si referenca të shpeshta mbi të, mund te gjenden në shumë vepra të Kunderës.
Kundera e përfundoi shkollën e mesme në Brno më 1948. Më pas ai vazhdoi studimet e larta për letërsi dhe estetikë pranë Fakultetit të Arteve në Universitetin Charles. Pas dy vitesh studime u transferua në Fakultetin e Filmit të Akademisë së Arteve të Bukura ne Pragë, ku u përqëndrua në regjizurë dhe skenografi. Më 1950 Kundera u detyrua t'i ndërpriste studimet për arsye politike. Pas diplomimit më 1952 u caktua si profesor i letërsisë botërore pranë Akademisë së Filmit. Kundera i përkiste brezit të të rinjve çekë që nuk e kishin provuar Republikën Demokratike Çekosllovake të paraluftës. Rritja e këtij brezi u karakterizua prej eksperiencës së fituar nga Lufta e Dyte Botërore dhe pushtimi gjerman. Përvoja e totalitarizmit gjerman krijoi një imazh bardh e zi të botës tek ky brez (komunizëm dhe fashizëm) dhe, për rrjedhoje, shtyu një pjesë të madhe të tyre të aktivizoheshin pranë rretheve Marksiste dhe te antarësoheshin në Partinë Komuniste. Milan Kundera u antarësua në Partinë Komuniste Çekosllovake, e cila ishte në pushtet në vitin 1948, kur ishte ende një adoleshent. Më 1950 bashkë me një tjetër shkrimtar çek, Jan Trefulka, Kundera u përjashtua nga partia për "aktivitete kundër partisë". Trefulka e përshkruan incidentin në novelën e tij Pršelo jim štěstí (Lumturia ra mbi ta) ndërsa Kundera u frymezua nga kjo ngjarje për të shkruar novelën e tij të parë Žert (Shakaja, 1967). Milan Kundera u ripranua në Partinë Komuniste më 1956.
Më 1970 ai u përjashtua nga partia për herë të dytë. Kundera së bashku me artistë dhe shkrimtarë të tjerë si Václav Havel, ishte i përfshirë në Pranverën e Pragës së vitit 1968. Gjatë kësaj periudhe reformizmi dhe optimizmi i pakët u shtypën nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Bashkimi Sovjetik në gusht të 1968.
Kjo e ndau nga kultura dhe jeta çeke, ndaloi përkthimin e librave të tij të shkruar në frëngjisht në çekisht (publikimi ose ripublikimi i librave të tij të vjetër në Republikën Çeke u lejua vetëm pas 1989).
Veprat[redakto | përpunoni burim]
- Shakaja (Žert) (1967)
- Valsi i lamtumirës (Valčík na rozloučenou)(1972)
- Jeta është diku tjetër (Život je jinde) (1973)
- Libri i të Qeshurës dhe Harresës (Kniha smíchu a zapomnění) (1978)
- Lehtësia e padurueshme e qenies (Nesnesitelná lehkost bytí) (1984)
- Pavdekësia (Nesmrtelnost) (1990)
- Ngadalësia (La Lenteur) (1995)
- Identititeti (L'Identité) (1998)
- Mosdija (L'Ignorance) (2000)
- The Festival of Insignificance (La fête de l'insignifiance) (2014)
Në gjuhën shqipe janë përkthyer dhe botuar romanet Shakaja , Mosdija , Identiteti , Pavdekësia ; si dhe librat me ese Arti i Romanit dhe Testamentet e tradhëtuara [1]
Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]
- Milan Kundera and the Czech Republic (anglisht)